Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Turqisë, Cenap Asci, ka vizituar sot Doganën e Kosovës, ku është pritur nga drejtori Lulzim Rafuna.
Siç njofton Dogana e Kosovës, në takim u bisedua Implementimi i marrëveshjes bilaterale për asistencën e ndërsjellët, shkëmbimet e statistikave tregtare, bashkëpunimi në anëtarësimin e Doganës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare e të tjera.
“Dogana dhe shteti turk gjithmonë janë të gatshëm të përkrahin institucionet e Kosovës, ne do të ndihmojmë Doganën e Kosovës edhe në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Asci./Insajderi.com