Turqia nis sulm kundër ISIS në veri të Sirisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia nis sulm kundër ISIS në veri të Sirisë

    Insajderi
    24 August 2016 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia ka nisur një operacion ushtarak kundër ISIS-it në veri të Sirisë, kanë raportuar mediat shtetërore turke.

    Qëllimi i këtij operacioni është për të siguruar territorin përgjatë kufirit të saj me Sirinë nga kërcënimet e vazhdueshme nga ISIS-i, kanë thënë zyrtarë të qeverisë turke.

    Njësitë turke të artilerisë, avionë, tanke luftarake dhe njësi speciale, në orët e para të mëngjesit, të së mërkurës, janë duke vepruar përgjatë kufirit me Sirinë, raporton CNN.

    Qyteti Jarablus, i cili shtrihet përgjatë bregut perëndimor të lumit Eufrat, i cili është më pak se një kilometër nga Turqia. Është qyteti i fundit më i madh i mbajtur nga ISIS në kufirin sirian-turk. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark