Turqia: Nuk i kemi ofruar bazë ushtarake Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia: Nuk i kemi ofruar bazë ushtarake Rusisë

    Insajderi
    04 July 2016 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë sot se ai nuk ka deklaruar që Turqia do e hapte bazën e saj ajrore ushtarake të Incirlikut për Rusinë.

    Ai megjithatë ka shtuar se Turqia është e hapur për bashkëpunimin me Moskën në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.

    Kur është pyetur nëse aeroplanët rusë mund ta shfrytëzojnë Incirlikun, Cavusoglu ka thënë: “Nuk kam bërë ndonjë koment të tillë”, njofton Radio Evropa e Lirë.

    “Ne kemi thënë se mund të bashkëpunojmë me të gjithë që të luftojmë kundër ISIS (Shteti Islamik)”, ka deklaruar ai gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion.

    Cavusoglu e ka përsëritur edhe njëherë: “Ne kemi thënë se mund të bashkëpunojmë me Rusinë në të ardhmen gjatë luftës kundër Daeshit (Shteti Islamik). Nuk kam bërë komente që i referohen mundësisë që aeroplanët rusë të vijnë në bazën ajrore të Incirlikut”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark