Turqia: Nuk pranojmë leksione nga BE-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia: Nuk pranojmë leksione nga BE-ja

    Insajderi
    04 November 2016 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) dhe se kritikat e bllokut për arrestimin e ligjvënësve pro-kurdë janë “të papranueshme”.

    “Shumica e vendeve të BE-së mbështesin fuqishëm PPK-në. Nuk do të pranojmë leksione nga to për sundimin e ligjit”, tha Cavusoglu për gazetarët në Ankara.

    Autoritetet turke kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike – subjekt pro-kurd.

    Të arrestuarit përfshijnë bashkëkryesuesit e partisë: Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag.

    Burimet e sigurisë kanë thënë se ata janë arrestuar në kuadër të disa hetimeve anti-terroriste.

    Disa orë më pas, tetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin Diarbakir, i banuar me shumicë kurde, njofton rel.

    Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, qysh pas përprjekjes për grushtshtet më 15 korrik.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark