Turqia pranon t'i marrë përsëri “emigrantët ekonomik” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia pranon t’i marrë përsëri “emigrantët ekonomik”

    Insajderi
    04 March 2016 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia ka vendosur t’i kthejë prapa emigrantët që s’i plotësojnë kushtet e Evropës për azil, dhe kjo ka bërë optimist zyrtarët e Unionit Evropian në zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

    Të premten në një takim në mes të Frans Timmermans dhe kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, është gjetur gjuha e përbashkët që Turqia t’i marrë përsëri emigrantët ekonomik që tashmë kanë kaluar në Greqi.

    Davutoglu është zotuar që do t’i marrë këta emigrantë që konisderohen ekonomik, kanë thënë disa zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, njofton The Guardian.

    “Marrëveshja në parim” është konsideruar si një rrugë drejtë zgjidhjes së krizës që ka përfshirë Unionin Evropian.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, të enjten nga Greqia u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve ekonomik se nuk kanë pse vijnë në Evropë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark