Turqia refuzon planin e BE-së për refugjatët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia refuzon planin e BE-së për refugjatët

    Insajderi
    11 February 2016 - 00:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Planet e perëndimorëve për të marrë qindra mijëra refugjatë në vit nga Turqia në këmbim që Ankara-ja t’i mbyllë kufijtë për migrim të më tejshëm nga Egjeu, janë hedhur poshtë si jofunksionale nga një zyrtar i lartë turk, duke penguar përpjekjet e BE-së që të marrë kontrollin mbi krizën e refugjatëve.

    Zyrtari turk paralajmëroi për një “cunami” të ri nga refugjatët sirianë që do ta godasin Turqinë dhe Evropën si pasojë e sulmit në qytetin verior të Aleppos, ku po zhvillon beteja të ashpra në mes të rusëve dhe regjimit sirian.

    turki

    Komisioni Evropian, ndërkohë, bëri thirrje për dëbimin e azilkërkuesve nga pjesa tjetër e Evropës për në Greqi dhe Turqi, të dy vende që mbanin barrën e fluksit të refugjatëve nga Lindja e Mesme.

    Propozimi Komisioni nuk ka gjasa të ketë shumë ndikim në këto kriza për shkak se dëbimet në Greqi janë ndaluar në bazë të vendimeve të gjykatave, ndërsa kthimi në Turqi do të ndikojë pasi refugjatët kanë vetëm pak mundësi të marrjes së azilit.

    Përgjigja turke rreth planit holandez për strehim të drejtpërdrejtë dhe me më pak ndikim të mundshëm të propozimeve nga Brukseli nënvizoi  konfuzionin e politikës së Brukselit rreth përgjigjeve për zgjidhjen e krizës.

    turkibrenda

    Holanda, momentalisht kryesuese e BE-së, është duke shtyrë Gjermaninë të marrë rreth 250.00 refugjatë në vit nga Turqia, por vetëm nëse Ankaraja ka sukses në mbylljen e rrugëve detare të Egjeut, prej së cilës udhëtojnë qindra mijëra refugjatë drejtë Greqisë.

    “Harrojeni atë” , tha Selim Yenel, ambasadori i Turqisë në BE. “Kjo është e papranueshme. Dhe kjo nuk është e mundur”.

    Qindra mijëra refugjatë po udhëtojnë drejtë Evropës përmes rrugës detarë të Egjeut, teksa BE-ja dhe Turqia nuk po arrijnë ende një zgjidhje që të ndalin fluksin përmes mbylljes së rrugës detare të detit Egjeut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark