Turqia, rruga e mëndafshit të energjisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia, rruga e mëndafshit të energjisë

    Insajderi
    10 July 2017 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës i cili zhvillohet në Qendrën e Kongreseve në Stamboll, duke vënë në dukje se në 1-1.5 shekujt e fundit mënyra për tu bërë një vend i fortë kalon në posedimin e burimeve të energjisë ose të kesh nën mbizotërim.

    Erdogan tha se “Bashkë me këtë shumë herë vërejmë se përpjekjet për të formuar kontrollin mbi rrugët dhe burimet e energjisë që ndodhen në qendër të konflikteve globale përfundojnë me konflikte të brendshme, grushte shteti dhe pushtime”

    “Nafta dhe gazi natyror që duhet të jenë burim i pasurisë dhe mirëqenies në pozitat gjeografike ku ato janë të pranishme fatkeqësisht kemi mbetur të detyruar që ato të përmenden më së shumti përmes luftës, gjakut dhe lotëve. Ne si Turqi që në fillim kemi mbrojtur se këto burime duhet të përdoren në mënyrën që ato të kontribuojnë në qetësinë dhe mirëqenien e njerëzimit”, është shprehur Erdogan, raporton Anadolu Agency.

    “Falë të gjitha punimeve tona Turqia e cila është pika ku takohen qytetërimet tashmë ajo emërtohet nga ekspertët e energjisë si “rruga e mëndafshit të energjisë”. Vendi ynë me mundësitë që posedon tregon përpjekje që të shndërrohet në burim të paqes dhe mirëqenies dhe jo në rrënim të energjisë, tensionit dhe konflikteve”, është shprehur ndër të tjera presidenti Erdogan.

    Duke theksuar se për vazhdimësinë e rritjes në Turqi duhet të pakësohet varësia e jashtme në energji dhe se burimet vendase duhet të përdoren në maksimum, Erdogan tha se “Rruga për të përballuar kërkesën e energjisë e cila brenda 10 viteve do të dyfishohet kalon nga përfshirja në sistemin e fuqisë shtesë e cila qëndron e formuar me një shtesë 50 mijë megavat deri në vitin 2023. Për përballimin e kësaj kërkese po zhvillojmë politika nën 6 kryetema.”

    Gjithashtu pasi ka bërë të ditur se kanë përshpejtuar investimet në çështjen e energjisë nukleare, Erdogan ka theksuar se “Me vendosjen në punë të centraleve të fuqisë nukleare Akkuyu dhe Sinop do të kemi mundësinë që të paktën 10 për qind të nevojës për energji ta përballojmë nga këtu.

    Kemi forcuar edhe më shumë duke përfshirë në kapitalin tonë kombëtarë edhe projektin Akkuyu që po e zhvillojmë bashkë me Rusinë.

    Gjithashtu dëshirojmë që të nisim punimet në kohën më të shkurtër edhe për ndërtimin e projektit të centralit në Sinop. Në takimin e fundit të G20 këtë e kemi diskutuar në tërësi me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Madje që nga tani kemi nisur punimet në lidhje me fillimin e një centrali të tretë të fuqisë nukleare.”

    “Me qëllim për të sjellë një zgjidhje të përhershme për sigurinë e furnizimit po ndërtojmë një sistem në të cilin do të depozitohet të paktën 20 për qind e konsumit vjetor të gazit natyror. Do ta realizojmë në periudhën e re.

    Ndërsa një nga risitë që bien në sy do të jetë rritja e masës në prodhimin vendas të teknologjive të energjisë. Jemi të vendosur që Turqinë ta bëjmë një bazë të energjisë ku prodhohen teknologjitë me vlerë të lartë kontribuuese në këtë fushë”, është shprehur në fjalën e tij presidenti Erdogan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark