Ky veprim vjen në vazhdën e spastrimit të ushtrisë pas grushtshtetit të dështuar më 15 korrik.
Ankaraja tashmë ka shkarkuar mijëra veta nga forcat e armatosura.
Qeveria ka shkarkuar edhe rreth 80,000 veta nga sektori publik dhe privat, për të cilët ka dyshime se kanë lidhje me komplotuesit e puçit.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se arrestimet masive kanë prekur individët që vetëm kundërshtojnë politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.