Turqia do të pezullojë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pas deklarimit të gjendjes emergjente të grusht shtetit.
Zv.kryeminsitri i Turqisë Numan Kurtulumus tha të enjten se Turqia do të ndjek shembullin e Francës të cilin e bëri pas sulmeve të Nëntorit nga militantët e ISIS-it në Paris, shkruan The Independent.
Kurtulmus tha gjithashtu se gjendja e jashtëzakonshme e Turqisë mund të përfundojë brenda një muaj e gjysmë, deri sa të identifikohen dështimet “strukturore dhe individuale” gjatë përpjekjes për grusht shteti dhe po ashtu ka thënë se puna është duke u zhvilluar në ristrukturimin e ushtrisë.
Të premten e kaluar rreth 250 vetë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën kur shumë ushtarë me tanke, aeroplanë luftarakë dhe helikopterë ushtarakë bënë përpjekje për të përmbysur qeverinë e Erdoganit.