Turqia tashmë automobilin e saj vendor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Turqia tashmë automobilin e saj vendor

    Insajderi
    02 April 2022 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet turke njoftuan se makina vendase dhe kombëtare e Turqisë, TOGG, do të nisë prodhimin deri në fund të vitit, transmeton Insajderi.

    Zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, bëri një deklaratë për shtyp në lidhje me shpërndarjen e imazheve të reja të TOGG-së nga llogaritë e tij në rrjetet sociale.

    “Projekti i automobilit të Turqisë, i cili ndiqet nga afër dhe pritet me padurim nga kombi ynë, është tani fokusi ynë. Deri në fund të vitit, automobili i Turqisë, TOGG, do të ketë filluar prodhimin”, deklaroi ai.

    “Vëmendje të madhe tërhoqën së fundmi në rrjetet sociale edhe videot e testeve të kryera në temperatura të acarta minus 40 gradë Celsius, në kushte ekstreme të dëborës dhe ngricës së madhe. TOGG-ja rezultoi shumë e suksesshme në të gjitha këto teste”, sqaroi zv/ministri Kacir./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark