Turqia tërheq ambasadorin nga Tel Avivi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia tërheq ambasadorin nga Tel Avivi

    Insajderi
    04 November 2023 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia ka vendosur ta tërheqë ambasadorin Sakir Ozkan Torunlar nga Tel Avivi për konsultime lidhur me “refuzimin e Izraelit për armëpushim dhe rrjedhjen e papenguar të ndihmës humanitare”, ka njoftuar të shtunën Ministria e Jashtme turke, shkruan “Al Jazeera”.

    Lëvizja vjen pasi retorika e Ankarasë është duke u bërë në vazhdimësi e më kritike ndaj Izraelit, për vrasjen e mbi 9000 palestinezëve, përfshirë gati 4 mijë fëmijë, në Rripin e Gazës që nga sulmet e 7 tetorit prej Hamasit.

    Të premten, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do t’i ndërpresë kontaktet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. “Ai s’është më dikush që mund të flasim me të. E kemi fshirë”, është cituar të ketë thënë Erdogani, duke shtuar se megjithatë Turqia nuk po i shkëput raportet me Izraelin dhe se inteligjenca turke është në kontakt me autoritetet izraelite, palestineze si dhe me Hamasin.

    Turqia nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste, siç bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

    Erdogani ka thënë se kur të përfundojë lufta, Turqia dëshiron “ta shohë Gazën si rajon paqësor që është pjesë e një shteti të pavarur palestinez, në përputhje me kufijtë e 1967-s, me integritet territorial dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark