Këto komente të ministrit Omar Celik vijnë pas takimit të zhvilluar me ministrat e jashtëm të BE-së në Bratisllavë.
Celik tha takimi përfundojë me një “konsensus të fortë lidhur me fokusimin në agjendën pozitive dhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe BE-së”.
Nuk ka indikacione të tjera se këto bisedime kanë ulur tensionet në mes të BE-së dhe Turqisë, të cilat janë përkeqësuar pas puçit të dështuar ushtarak, kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Ministri turk tha se skema e migracionit do të vazhdojë të zbatohet por pa liberalizim të vizave “Turqia nuk është pozitive që të ndërmarrë hapa të ri për të ngritur mekanizma të reja”.
Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini ka thënë se kjo kërkesë e Turqisë mund të ndodhë, vetëm nëse Ankaraja plotëson standarded ekzistuese për të drejtat e njeriut.