Në tentim për të zgjedhur problemin, kryebashkiaku i komunës së Stambollit, Kadir Topbas ka dhënë urdhër që të caktohet lokacioni për varrim, siç ka thënë, të tradhtarëve.
Kryebashkiaku i Stamboll, Kadir Topbas e ka ndarë hapësirë në vendin e quajtur “varreza për tradhtarët”, ku do të varrosen puçistët e vrarë.
Pas tentim puçit të dështuar më 15 korrik, ku mbetën të vrarë 246 njerëz, përfshirë edhe një numër të madh të policëve dhe civilëve, varreza në mbarë Turqinë po refuzojnë t’i varrosin ata që deshën ta përmbysin me forcë pushtetin, raporton RT, transmeton lajmi.net.
Në tentim për të zgjedhur problemin, kryebashkiaku i komunës së Stambollit, Kadir Topbas ka dhënë urdhër që të caktohet lokacioni për varrim, siç ka thënë, të tradhtarëve.
“Kam dhënë urdhër që të ndahet lokacioni dhe ai lokacion të quhet “varre për tradhtarët”, ka thënë Topbas.
“Secili që kalon pran atij vend do t’i mallkojë dhe ata nuk do të mund të qetë të prehen në varrezat e tyre”, ka thënë ai.
Llogaritet se janë rreth 100 puçistë që kanë mbetur të vrarë në natën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut.