Turqia: Tregtia me Izraelin është ndalur deri në armëpushimin e përhershëm të Gazës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia: Tregtia me Izraelin është ndalur deri në armëpushimin e përhershëm të Gazës

    Insajderi
    03 May 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat ka deklaruar se “ndërprerja e tregtisë mes Turqisë dhe Izraelit do të vazhdojë derisa të sigurohet një armëpushim i përhershëm në Gaza, si dhe fluksi i papenguar i ndihmave humanitare në rajon”.

    Dje Turqia ka ndërprerë të gjithë eksportet dhe importet drejt dhe nga Izraeli.

    Ky vendim është marr duke përmendur “tragjedinë humanitare të përkeqësuar” në territoret palestineze.

    Qëndrimi pa kompromis i Izraelit dhe përkeqësimi i situatës në Gaza e shtynë Turqinë të ndalojë tregtinë, tha Bolat në një fjalim në Stamboll ndërsa njoftoi shifrat tregtare të prillit.

    Të dy vendet kishin një vëllim tregtar prej 6.8 miliardë  dollarësh (mbi 6 miliardë euro)  në vitin 2023.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark