Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë mbështetjen e turqve të Kosovës në referendumin e zhvilluar sot në Turqi, për ndryshime kushtetuese, që do t’i jepnin atij kompetenca të gjera.
Njëmijë e 561 turq nga Kosova kanë pasur të drejtë vote në referendumin turk, prej të ciëve kanë ardhur 707 vota të vlefshme, shkruan Express.
Gjithsej 57.14 për qind e turqve të Kosovës i kanë thënë ‘Po’ ndryshimeve kushtetuese, të cilat do t’i japin Erdoganit kompetenca më të gjera si president, dhe të cilat do ta heqin postin e kryeministrit.