
Një video eksperimentuese e bërë një organizatë që merret me të drejtat e komunitetit gej, lezbikë, biseksual dhe transgjinor në Turqi ka shpërfaqur homofobinë në përmasa qesharake në shtetin e udhëhequr nga Erdogan.
Kanë vendosur kamera të fshehura në një dyqan ku shiten breshka. Shumica e klientëve, qytetarë turq janë gati të blejnë breshkat të cilat i pëlqejnë por ndërrojnë mendjen kur shitësi u thotë se pikërisht ato breshka janë gej.
Për shumicën e klinetëve në këtë video, fakti që shitësi u thotë se breshkat janë homoseksuale nuk pranojnë ta blejnë atë. Madje shumë prej tyre dalin të nervozuar nga dyqani.
Sipas ideatorëve të kësaj video, fushata e quajtur #GayTurtle ka për qëllim shpërfaqjen e homofobisë në shoqërinë turke.
Dhe siç shihet në këtë video, homofobia është në shkallë aq të lartë saqë është edhe qesharake.