Tusk: 19 dronë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tusk: 19 dronë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës

    Insajderi
    10 September 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka bërë të ditur se ushtria polake ka regjistruar plot 19 shkelje të hapësirës ajrore nga dronët gjatë natës së kaluar, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Duke folur para parlamentit polak, Tusk tha se tre ose katër dronë janë rrëzuar nga forcat ajrore të Polonisë dhe NATO-s, të cilat u ngritën menjëherë për të përballuar kërcënimin.

    Sipas tij, një numër i madh i dronëve kanë hyrë nga territori i Bjellorusisë, ndërsa i fundit u rrëzua në orën 06:45 sipas kohës lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark