Tusk: Forcat brenda dhe jashtë po përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tusk: Forcat brenda dhe jashtë po përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin  

    Insajderi
    15 March 2017 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha sot se ka përpjekje për “destabilizim të Ballkanit” dhe për këtë arsye liderët e Bashkimit Evropian i japin mbështetje “perspektivës evropiane” të Ballkanit Perëndimor.

    Duke folur sot në Parlamentin Evropian në Strasburg, zoti Tusk tha se për këtë rajon kanë diskutuar liderët e BE-së.

    “Ne diskutuam për situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor. Eshte e qartë te të gjithë, se forcat brenda dhe jashtë po punojnë fuqishëm për destabilizim të rajonit. Për këtë arsye, liderët e kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij evropiane”, tha Donald Tusk.

    Më tutje ai është shprehur se ka “përkushtim të plotë për mbështetje të reformave të orientuara evropiane dhe për projektet që po vazhdojnë”, njofton REL.

    Sipas tij, “Bashkimi Evropian i mbetet besnik premtimit të Samitit të Selanikut dhe përkushtimit të plotë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”.

    Në samitin e Selanikut në vitin 2003 ishte shprehur mbështetje që një ditë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të anëtarësohen në BE./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark