“Tutet mos po i besojnë Bedri Hamzës – ky e ka veç urën e Saradranit” – Parim Olluri për Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tutet mos po i besojnë Bedri Hamzës – ky e ka veç urën e Saradranit” – Parim Olluri për Kurtin

    Insajderi
    17 January 2025 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte në Pressing ndër tjera  është diskutuar edhe për sulmet e bëra ndaj mediave, nga ana e kryeministrit Albin Kurti, ka deklaruar mes tjerash se kryeministrit nuk mundet me bë më asnjë premtim.

    Gazetari Parim Olluri  ka thënë edhe se, Kurtin e pengon LDK-ja, e pengon edhe Bedri Hamza që flet për rritje të rrogave e pensioneve.

    ‘‘E ki PDK, e ki LDK, e ki AAK e NISMA, secila prej tyre ka program dhe ka premtime, në anën tjetër premtimin më të famshëm të Kurtit e ki që ka me i pagu vjehrrat për me i këqyr mbesat. Kjo është veç një fjalë e tij që nuk realizohet. Ti nuk mundesh me iu premtu më banesa për qiftet e reja, sepse shndërrohet në hajgare, se nuk e ke realizu.  Nuk mundet ky me bë kurfar premtimi. Qysh munet Kurti me dalë në fushatë e me premtuar autostradë. E pengon LDK që po prezanton projekte, kur del Bedri Hamza që është ekonomist, edhe flet për rritje të pensioneve e të pagave, ky tutet që mos njerëzit po i besojnë se ky njeri është i fushës. Kurti po i lakmon Fatmir Limaj, se ky e ka udhëheq veç projektin e urës së Saradranit’’, ka thënë ai mes tjerash. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark