Formohet edhe një komunë me shumicë shqiptare në Mal të Zi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Formohet edhe një komunë me shumicë shqiptare në Mal të Zi

    Insajderi
    23 March 2017 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tuzi tashmë merr statusin e Komunës. Lajmin për këtë e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, përmes profilit të tij në Facebook.

    Ai ka treguar se qeveria e këtij shteti kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit.

    “Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike”, ka thënë Cungu.

    Cungu është shprehur i kënaqur për komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Malin e Zi/

    “Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark