×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Twitter eksploron abonimin me pagesë për përdoruesit e avancuar

    Insajderi
    25 March 2017 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti social Twitter do të ndërtojë një version premium të Tweetdeck për profesionistët tha kompania ditën e Enjte duke ngritur dyshimet rreth një tarife të mundshme për përdorimin e platformës.

    Ashtu si shumica e kompanive të medias sociale, Twitter që nga themelimi 11 vite më parë ka investuar në ndërtimin e një baze të madhe përdoruesish. Muajin e fundit raportoi 319 milion përdorues aktivë në muaj.

    Po ndryshe nga Facebook, Twitter ka dështuar me tërheqjen e reklamuesve të rinj pavarësisht popullaritetit në rritje falë Donald Trump.

    Megjithatë rrjeti social sheh mundësi në Tweetdeck, një ndërfaqe e cila ndihmon përdoruesit të navigojnë më mirë në Twitter. Sipas drejtuesve të kompanisë, Twitter po kryen një anketë për të parë interesin ndaj versionit të ri të Tweetdeck prej të cilit do të gjenerojë edhe të ardhura.

    Ky version i ri do të përmbajë më shumë mjetet dhe opsione për reklamuesit, gazetarët dhe profesionistët të cilët duan të jenë në kontakt me atë që po ndodh rreth tyre por dhe mbarë botën.

    Eksperienca e këtij versioni do të jetë pa reklama. Të tjera kompani siç është rasti i Linkedin, ofrojnë abonime për shërbime më të avancuara. Në tre mujorin e katërt të 2016-ës, Twitter publikoi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave prej katër vitesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark