Twitter krijon versionin “Lite” të aplikacionit për përdoruesit me internet të kufizuar - Insajderi
×
Teknologji

Twitter krijon versionin “Lite” të aplikacionit për përdoruesit me internet të kufizuar

Insajderi
06 April 2017 - 10:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Platforma e mikroblogimit Twitter lançoi ditën e djeshme një version më të shpejtë të aplikacionit mobil për përdoruesit të cilët kanë në dispozicion një lidhje të dobët apo të kufizuar interneti kryesisht në vendet në zhvillim.

Kompania e quan Twitter Lite dhe i dedikohet kryesisht përdoruesve në Azi, Afrikë dhe Lindje të Mesme. Ai funksionon përmes një shfletuesi dhe jo si një aplikacion më vehte. Megjithatë funksionalitetet dhe pamja janë e njëjtë me aplikacionin.

Edhe kompania të tjera kanë lançuar shërbime të ngjashme. Konkretisht Facebook publikoi aplikacionin Facebook Lite në 2015-ën ndërsa Google ofron një aplikacion të ngjashëm në Indi të Google Search, shkruan PcWorld.

Por ajo që i mungon realisht Twitter është baza e përdoruesve. Rrjeti social ka vetëm një fraksion të 1.9 miliard përdoruesve të Facebook. Sipas Twitter me versionin e ri Lite përdoruesit do të shohin një reduktim të konsumit të internetit me 40%.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark