×
  • Lajme
  • Biznes
  • Lajme

    Twitter raporton humbje masive vetëm disa ditë pasi u ble nga Elon Musk

    Insajderi
    28 April 2022 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Twtter-i publikoi të enjten atë që mund të jetë një nga raportet e tij përfundimtare të të ardhurave tremujore si një kompani publike, disa ditë pasi ra dakord për ofertën e blerjes së miliarderit Elon Musk.

    Megjithëse numrat e përdoruesve të Twitter janë rritur, rezultatet financiare të kompanisë duket se janë jashtë pritshmërive. Disa analistë madje kanë spekuluar se bordi i Twitter synonte të mbyllte shitjen me Musk përpara se të postonte fitime të dobëta.

    Kompania tha se të ardhurat për tremujorin e parë arritën në 1.2 miliardë dollarë, një rritje prej 16 për qind nga viti i kaluar, por më pak se 1.23 miliardë dollarë nga ajo që prisnin analistët e Wall Street.

    Kostot dhe shpenzimet arritën në 1.33 miliardë dollarë, 35 për qind më shumë nga viti i kaluar, duke rezultuar në një humbje operative prej 128 milionë dollarësh. Megjithatë, Twitter me bazë në San Francisko raportoi një mesatare prej 229 milionë përdoruesish aktivë ditorë në tremujor, 16 për qind më shumë nga viti i kaluar në një shenjë pozitive rritjeje. /abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark