Twitter i shpall luftë përmbajtjeve dhe mesazheve abuzive - Insajderi
×
Teknologji

Twitter i shpall luftë përmbajtjeve dhe mesazheve abuzive

Insajderi
15 November 2016 - 21:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Twitter ka publikuar mjete të reja për të bllokuar përmbajtjet dhe mesazhet abuzive në platformën e rrjetit social.

Një buton i ri i quajtur “Mute,” nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të bllokojnë përmbajtje nga një përdorues i caktuar, po zgjerohet në funksionalitet dhe tani mund të bllokojë përmbajtje me anë të fjalëve kyçe.

Twitter tha se ndryshimet e reja nuk do të heqin përmbajtjet abuzive menjëherë nga platforma por efekti i tyre do të ndihet gradualisht. Sa i përket raportimit të përmbajtjeve abuzive Twitter tha se do të shtojë më shumë kategori.

Kanë qenë të shumta reagimet ditët e fundit ndaj rrjetit social Twitter dhe atij Facebook të cilët akuzohen se kanë ndihmuar shpërndarjen e përmbajtjeve të rreme. Abuzimet në rrjete social nuk janë thjesht një problem i kompanive respektive por edhe ti të ardhmes sonë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark