Twitter sjell opsionin e ri - Insajderi
×
Teknologji

Twitter sjell opsionin e ri

Insajderi
01 March 2019 - 22:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rrjeti social Twitter ka zhvilluar mjetin e tij më të ri i cili i lejon përdoruesit e saj të kenë kontroll rreth bisedës që zhvillohet në shkrimet e tyre, shkruan Insajderi.

Rrjeti gjigant e konfirmoi se është duke e testuar opsionin “Hide Tweet” apo mundësin për t’i fshehur komentet e personave të tjerë, në vend që t’i bllokoni ata.

Sipas fotove të publikuara nga kompania, shihet se përdoruesit mund të qasen me këtë mjet vetëm duke klikuar butonin e menysë në një tweet, dhe nga aty mund të selektojnë opsionin hide tweet.

Ky buton nuk i fshin komentet përgjithmonë, përdoruesit mund t’i kthejnë ato duke klikuar “View Hidden Tweets”.

“Njerëzit të cilët fillojnë një bisedë interesante në Twitter janë shumë të rëndësishëm për ne dhe duke i dhënë përdoruesve kontroll ne duam të sigurohemi se bisedat e tyre janë sa më pozitive,” ka thënë Michelle Yasmeen Haq, menaxhere e produkteve të Twitter./Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark