Ditën e Hëne Twitter ndërmorri hapin e radhës për të eleminuar sjelljet abuzive në platformë duke prezantuar funksionalitete të reja për përdoruesit.
Uebsajti i njohur i mikroblogimit tha se funksionalitetet e reja përmbajnë opsione për ndalimin e njoftimeve nga llogaritë që përdoruesit nuk i ndjekin dhe anasjelltas.
Përdoruesit mund të filtrojnë gjithashtu përmbajtje të cilësisë së ulët dhe të ndalojnë njoftimet nga disa fjalë dhe shprehje kyçe.
Edhe rivali i Twitter, Facebook është përballur me kritika për mos adresimin e lajmeve të rreme, propagandës terroriste dhe ngacmimeve në platformë.