Tym i zi e shqetësues nga blloku i Kosovës A, ish-ambasadori: Duhet të arrestohet kushdo që e ka lëshu pa filtrat e ajrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tym i zi e shqetësues nga blloku i Kosovës A, ish-ambasadori: Duhet të arrestohet kushdo që e ka lëshu pa filtrat e ajrit

    Insajderi
    23 June 2025 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori kosovar, Avni Arifi, ka publikuar pamje mëngjesin e së shtunës nga blloku i Kosovës A, ku shihet se një sasi e theksuar del prej njërës nga qyngat.

    Arifi ka shpërndarë videon në ‘Facebook’, duke thënë se kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok pa filtra ajri, duhet arrestuar, shkruan Insajderi.

    Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu. Kjo qeverisje po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh“, thotë Arifi.

    KEK ka njoftuar dje se ka rikthyer në operim bllokun B1 të Kosovës B. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark