Pas një aksidenti të rëndë që ndodhi ditën e mërkurë në Strasburg të Francës, Leonard Gashi nga Mitrovica ka ndërruar jetë.
27-vjeçari ishte përplasur drejtpërdrejt me një lis skaj rrugës dhe kishte qëndruar tri ditë në koma.
Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, ai ishte i vetëdijshëm, por i bllokuar në automjetin e tij.
Për shkak të gjendjes së tij të rëndë, ai u transportua me helikopterin e sigurisë civile Dragon 67 në spitalin Hautepierre në Strasburg, ku fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra.