U aksidentua një fëmijë te Ministria e Arsimit - Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U aksidentua një fëmijë te Ministria e Arsimit – Policia jep detaje

    Insajderi
    26 August 2025 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ku si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Njësia e Trafikut të Kryeqytetit po merret me sqarimin e rrethanave të rastit.

    “Sot rreth orës 10:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Trafiku i Kryeqytetit po merret me sqarimin e rrethanave të rastit”.

    Insajderi më herët ka raportuar se një fëmijë është aksidentuar te Ministria e Arsimit. Kështu ka njoftuar Kryetari i Bashkësisë Lokale zona Prishtinë, Sadudin Hasani.

    Hasani ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

    “Në orën 10:31 sot u aksidentua një fëmijë te ministria e arsimit, britma e ti ishte shumë e fuqishme/ Dita e sotit ka me qenë ndër ditët më të tmerrshme në jetën e ati fëmiu por pa dyshim edhe për ne të pranishmit aty kur dëgjonim gjëmat e ti! Lus Zotin që fëmija ti mbijetoj aksidentit dhe të shërohet shpejt!”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark