×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    U akuzua se rrahu miqtë, Gjykata në Pejë e shpall të pafajshëm

    Insajderi
    30 August 2024 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata në Pejë dega në Deçan e ka shpallur të pafajshëm Jetmir Gashin, i cili akuzohej se kishte rrahur miqtë e tij, më saktësisht familjen e gruas, vëllaun dhe dy motrat.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me avokaten e tij, Aurora Mulhaxha, e cila ka konfirmuar për gazetën se klienti i saj ka marr vendim lirues nga Gjykata.

    “Ne në gjykatë kemi mbrojtur klientin dhe kemi arritur t’ia aprovojmë Gjykatës se akuza e Prokurorisë ka qenë e pabazuar”, ka thënë ajo për Insajderin.

    Çka thuhej në aktakuzën kundër Jetmir Gashit?

    I pandehuri Jetmir Gashi akuzohej nën dyshimin se ka rrahur fizikisht vëllaun dhe motrat e gruas së tij, madje ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj bashkëshortes së tij.

    “Me datën 17 mars 2023 rreth orës 12:00 në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, pikërisht tek shtëpia e të dëmtuarit B.A me dashje dhe me mjet që mund t’i shkaktoj lëndime të rënda trupor, i shkakton lëndime të rënda trupore B.A, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve që i pandehuri kishte me bashkëshorten e tij, i cili me veturën e saj e kishte dërguar të njëjtën tek familja e saj dhe kur del aty vëllai i saj që të bisedoj me të njëjtin, i pandehuri e godet të dëmtuarin me veturë duke ia thyer këmbën e majtë me ç’rast të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në dokumentin e aktakuzës të siguruar nga Insajderi.

    Tutje thuhet se i pandehuri Jetmir Gashi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe motrave të saj.

    “Prej dates 12.03.2024 e gjerë me date 17.03.2024 rreth orës 12:00 ne fsh. Vitomerice K. Peje, në shtëpine e përbashket me të dëmtuarën V.G. brenda marrëdhënies familjare, e me qëllim të cenimit te dinjitetit, ushtron dhune dhe keqtrajtim psikologjik dhe ekonomik ndaj të demtuarës te cilën e ka bashkëshorte, ne ate mënyrë që, i pandehuri ne vazhdimësi i shkakton dhune psikike dhe ekonomike te dëmtuares i cili ne vazhdimësi ia tërheq parat nga banka duke i harxhuar pa e ditur e dëmtuara, e shan dhe e ofendon në mënyra të ndryshme gjersa ditën kritike pasi që e dëmtuara kishte shkuar tek shtëpia e saj me dy vajzat dhe te dëmtuarën Rr. meqenëse e njëjta për shkak te konfliktit që kishte pasur me te pandehurin kishte qëndruar tek shtëpia e babait disa dite dhe sapo i pandehuri e sheh të dëmtuarën fillon te shaj e ofendoj duke i thënë “largoma këtë rospie prej ktuhit” duke iu referuar motrës së saj, i cili ia kishte shqyer rrobat dhe disa ja kishte humbur te dëmtuares, dhe e njëjta duke e pare situatën e tensionuar se bashku me femijet dhe motrën largohet nga shtëpia, ku duke u futur ne veture, ne veture futet edhe i pandehuri duke i thënë se une do te vij me ju ta dërgojme motrën tende ne shtepi, sepse ti nuk kthehesh më e unë kam pune me ty.

    Me date 17.03.2024 rreth orës 12:00 në fsh. Isniq K. Degen, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarave RR.A dhe L.A të cilat i pandehuri i ka motrat e bashkëshortes, në ate menyre që, pas një mosmarrëveshje qëi pandehuri kishte pasur me bashkëshorten e tij dhe pas rastit qe kishte ndodhur si ne dispozitivin e parë nga vetura nuk kishte arritur te dale e dëmtuara RR.A gjersa ne momentin kur e dëmtuara L.A ishte duke tentuar ti marr gjësendet e motrës se saj, i pandehuri e kap te njejten duke e futur ne veture me gjysmën e trupit të saj dhe largohet me shpejtesi, ku pas pak e ndalon veturën dhe nga vetura e nxjerr duke goditur me grushta gjersa te vendi i quajtur … e ndalon veturen nga ku e nxjerr të dëmtuaren ku e godet me grushta ne pjesë të ndryshme të trupit dhe largohet në drjetim të Pejës, me çrast të demtuarave u shkakton lendime trupore, me pasojë të përkohëshme të shëndetit”, thuhet në aktakuzë. Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark