U akuzua se simuloi te kartoni i kuq i Gordon, dalin pamjet e këmbës së Van Dijk - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    U akuzua se simuloi te kartoni i kuq i Gordon, dalin pamjet e këmbës së Van Dijk

    Insajderi
    26 August 2025 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpool ka marrë një fitore të madhe në javën e dytë të Ligës Premier, duke mposhtur Newcastle-in 3-2 në “St. James’ Park”.

    Skuadra e Jurgen Klopp kaloi në avantazh me golin e Ryan Gravenberch në minutën e 35-të, ndërsa Hugo Ekitike dyfishoi shifrat sapo nisi pjesa e dytë (46’).

    Newcastle reagoi me Bruno Guimaraes në minutën e 57-të dhe më pas arriti barazimin me William Osula në të 88-ën.

    Takimi mori një tjetër kthesë, kur Anthony Gordon u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Virgil van Dijk.

    Në rrjetet sociale qarkulluan foto të këmbës së mbrojtësit holandez, ku shiheshin qartë shenjat e goditjes.

    Në minutën e 100-të, kur gjithçka dukej e mbyllur në barazim, Mohamed Salah krosoi një top të ulët nga e djathta dhe 16-vjeçari Rio Ngumoha shënoi golin e fitores, duke siguruar tre pikë të arta për “The Reds”.

    Ky ishte suksesi i dytë radhazi për Liverpoolin, ndërsa Newcastle regjistroi humbjen e parë në këtë edicion të Premier Ligës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark