U arratis nga kazerma, Vëllai i Madh merr vendimin e papritur për Vesën – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    U arratis nga kazerma, Vëllai i Madh merr vendimin e papritur për Vesën

    Insajderi
    25 January 2024 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Javën e kaluar ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

    Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

    Mbrëmjen e prime-t disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë. Ende pa kaluar 24 orë banorët nisën të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo.

    Këtë plan ata e kanë zbatuar dhe Vesa, e cila ndodhej në kazermë është arratisur me anë të banorëve të tjerë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë.

    Pas daljes, Vesa është shfaqur e përlotur dhe duket se diçka e shqetëson banoren. Vetëm pak më parë një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpi, ku Vëllai i Madh ka lajmëruar se për shkak të arratisjes nga kazerma, Vesa do të shkojë automatikist në televotim për javën tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark