Vitet e fundit, figura e Mark Frrokut në media, intervista e rrjete sociale është shfaqur si figura e një babai dhe bashkëshorti shembullor.
Kjo falë gruas së tij, aktores Rudina Dembacaj e cila në çdo dalje flet me fjalë të mëdha për partnerin. Lidhja e Mark Frrokut me Rudinën u bë publike, kur askush nuk dinte asgjë për divorcin e saj me Aleksandrin, babain e vajzës së saj.
Martesa erdhi shumë shpejt. Në 2021 Rudina dhe Marku bënë një ceremoni martesore që mori vëmendjen e të gjithëve. Madje aktorja ka shprehur herë pas here dëshirën për ta bërë Mark Frrokun baba për herë të katërt.
“Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë”, është një nga dedikimet e shumta të aktores për Markun.
Mirëpo, sot shqiptarëve ju “ringjall” edhe njëherë imazhi i Mark Frrokut, si ish-politikani problematik.
Pas një konflikti për pronën ditën e djeshme te Kepi i Rodonit, ish-deputetit i janë vënë prangat. Në dëshminë e tij, Frroku tha se nuk e di kush është përfshirë në konflikt pasi nuk i mban mend.
Kjo nuk është hera e parë që Frroku ka përfunduar pas hekurave.
Ish-deputeti Mark Frroku përfundoi në pranga në prill të 2015, pas mbërritjes të letër-porosisë nga Belgjika.
Më 2015, Mark Frroku akuzohej se ka pasur në makinën e tij një të dyshuar si trafikant ndërkombëtar droge dhe se nuk ka lejuar policinë ta arrestojë atë duke mos pranuar t’i kontrollohet makina.
Në 2016 Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së ish deputetit Frroku, pasi prokuroria dyshonte se është krijuar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe të shfrytëzimit të prostitucionit. /Albeu/