×
  • Lajme
  • Lajme

    U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta nesër para gjykatës

    Insajderi
    22 October 2024 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë nesër para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta.

    Bashkë me Metën në GJKKO do të paraqiten edhe Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Këtë të martë Meta u vizitua në bllokun e sigurisë ku mbahet i izoluar nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

    Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie. /Euronews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark