U arrestua nga BIA serbe, ku ndodhet politikani serb që shprehu ngushëllime për Prekazin? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U arrestua nga BIA serbe, ku ndodhet politikani serb që shprehu ngushëllime për Prekazin?

    Insajderi
    04 January 2024 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme BIA serbe ka arrestuar kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq.

    Arrestimi ndodhi vetëm pak kohe pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi

    Kanë kaluar disa orë që familja nuk e di se ku ndodhet politikani serb.

    Avokati serb Cedomir Jovanoviq i cili e dha lajmin i pari për arrestimin, sot thotë se familjes së Nikolla Sanduloviqit ende nuk i është thënë se ku ndodhet ai.

    “As avokatëve të tij nuk u kanë dhënë ndonjë dokument (që u kërkohet), as nuk i kanë lejuar avokatët ta vizitojnë. Sapo kam dëgjuar nga gruaja e tij dhe kjo është gjendja e këtyre fakteve të paligjshme”, ka shkruar Jovanoviq në platformën X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark