U arrestua për dhunë ndaj një roje sigurie - lirohet Travis Scott - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    U arrestua për dhunë ndaj një roje sigurie – lirohet Travis Scott

    Insajderi
    12 August 2024 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Travis Scott është liruar pasi u arrestua pas një debati të ashpër me truprojën e tij në një hotel në Paris.

    CNN raportoi se punonjësit e hotelit luksoz ku po qëndronte reperi thirrën policinë për t’i dhënë fund një konfrontimi të madh, në të cilin ata vetë nuk mundën të përfshiheshin.

    Zyra e prokurorit të Parisit thotë se Scott u arrestua për dhunë ndaj një roje sigurie. Pak më shumë se 24 orë më vonë, artisti 33-vjeçar u la i lirë pa akuza, sipas avokatit të tij.

    Një burim i afërt me reperin tha për PageSix: “Ai u arrestua për shkak të një sherri me truprojën e tij për ngacmim dhe sjellje të keqe. Policia franceze e teproi dhe e arrestoi. Ata e mbajtën për 24 orë për shkak të sherrit. Nuk ka pasur dhunë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark