U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdes TikTok-eri 24-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdes TikTok-eri 24-vjeçar

    Insajderi
    12 March 2025 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por edhe në mbarë botën, për sasitë e tepërta të ushqimit që konsumonte, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

    Kultur vdiq më 7 mars pas tre muajsh shtrimi në spital për probleme me lëvizjen dhe sistemin e frymëmarrjes.

    24-vjeçari ishte bërë i famshëm në Turqi për videot mukbang në të cilat krijuesi konsumon sasi të mëdha ushqimi teksa bisedon me ndjekësit e tij.

    Gjendja e 24-vjeçarit dhe vështirësitë në frymëmarrje ishin të tilla që ai nuk mundi të vizitonte varrin e nënës së tij, e cila kishte vdekur një vit më parë.

    Së fundmi, Kultur ishte kthyer në shtëpinë e tij për të vazhduar trajtimin atje dhe aty dha frymën e fundit.

    Varrimi i tij u bë dje në një varrezë në një periferi të Stambollit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark