Tre kosovarë blokohen nga bora në Valbonë, ndërhyjnë ekipet e shpetimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre kosovarë blokohen nga bora në Valbonë, ndërhyjnë ekipet e shpetimit

    Insajderi
    21 January 2024 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës u kanë dal në ndihmë tre turistëve nga Kosova që kishin mbetur të bllokuar të dielën nga bora e madhe në Valbonë.

    Në njoftimin e publikuar në Facebook, Policia bëri të ditur se njëri turistë i bllokuar ishte lokalizuar në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, e dy të tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

    Ata po shëtisnin me motorë bore, e nuk kishin arritur të lëviznin si pasojë e terrenit të thepisur.

    “Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftimin policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark