Barcelona humbi me rezultat 1-0 pas 45 minutave të para në duelin që po zhvillohet ndaj Real Sociedadit në ‘Reale Arena’.
Blaugranasit menduan se kishin kaluar në epërsi në minutën e 13-të, kur Robert Lewandowski pranoi një top nga Frenkie De Jong për të shënuar për rezultatin 1-0.
Në pamje të parë gjithçka dukej e rregullt, megjithëse, gjyqtari kryesor i takimit priti që të marrë edhe versionin e VAR-it se a ishte goli i vlefshëm apo jo.
Pas disa minutave pritje, u konfirmua nga sistemi se goli nuk ishte i vlefshëm pasi Lewandowski ishte në pozicion jashtë loje dhe kishte të bëjë me milimetra në atë rast.
Lewandowski's toe is the reason he was called offside on Barcelona's opening goal 😱 pic.twitter.com/OorZtpm8o1
— ESPN FC (@ESPNFC) November 10, 2024