U.D i Prokurimit në Kaçanik figuron si zyrtar i kompanisë që i dha tender mbi 73 mijë euro
Izahir Kuka, zyrtar i lartë i prokurimit në Komunën e Kaçanikut, i ka dhënë tender kompanisë, me të cilën figuron se ka kontratë profesionale. Në gusht të vitit të kaluar,…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Izahir Kuka, zyrtar i lartë i prokurimit në Komunën e Kaçanikut, i ka dhënë tender kompanisë, me të cilën figuron se ka kontratë profesionale. Në gusht të vitit të kaluar, Kuka dha nënshkrimin e tij që kontrata mbi 73 mijë euro të i shkojë kompanisë ‘NIKA Pro-Ing SH.P.K.’. Dy muaj më pas, ai u punësua në këtë kompani. Insajderi sjell detajet nga tenderi që ngrit dyshimet për konflikt interesi.
Gazeta Insajderi
Komuna e Kaçanikut, me 20 gusht dha tender mbi 73,643.96 €. Kontrata kishte të bënte me “Rregullimi i hapsirave rekreative Shtegu i Lirisë, Faza e I-rë”.
Fitues doli kompania “NIKA PRO-ING” Shpk‘.
Për këtë projekt u angazhua zyrtari i prokurimit, Izahir Kuka.
I njëjti del se ka lidhje me kompaninë që mori tenderin.
Nënshkrimi për tenderin që fitoi u dha nga Izahir Kuka, u.d i menaxherit të Prokurimit.
Dyshimet për konflikt interesi nga zyrtari i lartë në Kaçanik
Dy muaj pasi nënshkroi tenderin si zyrtar i komunës, Izahir Kuka lidhi një kontratë tjetër. Por, këtë herë një kontratë punë për vetë.
Ai u angazhua nga kompania që ia dha tenderin si ‘Inxhinier i ndërtimtarisë – Hidroteknik’.
Në kontratën e punës që ka siguruar Insajderi, thuhet se është lidhur për një kohë të caktuar për projektin: Rivlerësimi i Aseteve në Ndërmarrjen Publike NH “Ibër Lepenc” Sh.a.
“I punësuari do të kryej këto detyra të punës: Inxhinier i ndërtimtarisë – Hidroteknik I punësuari do të kryejë punët në: Lokalet e NIKA PRO- Ing SH.P.K. – Ferizaj, dhe në punishte. I punësuari themelon marrëdhënie pune, në kohë të caktuar, duke filluar nga: 30.10.2024, deri në përfundim te projektit“, thuhet aty.
Kuka, vazhdon të jetë i angazhuar edhe në Komunën e Kaçanikut.
Tenderi që iu dha kompanisë ‘NIKA PRO- Ing’, përfundon në dhjetor të vitit 2025, atëherë kur edhe planifikohet të kryhen punimet.
Dosja e tenderit me datat e përfundimit të punimeve
Pra, ende pa përfunduar punimet, zyrtari i prokurimit, që nënshkroi kontratën, lidhi kontratë punë me kompaninë që e fitoi. Një gjë e tillë ka ngritur dyshime serioze për konflikt interesi.
Sipas ligjit zyrtari duhet të shmang konfliktin e interesit pavarësisht nëse ai është real, i mundshëm apo në dukje.
Në rastin e njëjtë duket se Kuka nuk është preokupuar se a do të bie ndesh me ligjin.
Kuka ishte angazhuar edhe në vitin 2023 nga kjo kompani.
Por, pavarësisht se mori pagë, ai në deklarimin e pasurisë nuk ka paraqitur të ardhura të tjera.
Edhe këto të dhëna kanë lënë hapësirë për dyshime se deklaroi rrejshëm pasurinë.
Komuna dhe kompania që fitoi tenderin heshtin
Gazeta Insajderi ka provuar të marrë përgjigje nga Izahir Kuka, se veprimet e tij a bien ndesh me ligjin dhe lidhjen që ka me kompaninë ‘NIKA Pro-Ing SH.P.K’, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.
Njësoj me të, veproi edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.
Sqarime nuk dha as kompania në fjalë/ Insajderi.org/
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.