U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli reagon për herë të parë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli reagon për herë të parë

    Insajderi
    30 March 2025 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Luiz Ejlli, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ka vendosur të ankimojë vendimin.

    Çështja e tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe pritet të shqyrtohet më 29 prill.

    Në këtë dosje figuron i përfshirë edhe shtetasi Fatmir Avdurramani, i cili është dënuar me 18 muaj burg.

    Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli, në cilësinë e noterit, ka falsifikuar një deklaratë noteriale, e cila u përdor nga Fatmir Avdurramani në prokurori për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të vitit 2021.

    Dokumenti në fjalë rezultoi i manipuluar në përmbajtje, por mbante nënshkrimin e Ejllit.

    Hetimet zbuluan se me të njëjtën datë dhe të njëjtin numër repertori e koleksioni, në regjistrin e noterit Ejlli dhe arkivën e akteve noteriale të vitit 2015, ekzistonte një deklaratë noteriale e ndryshme, me palë të tjera të përfshira./REFORMA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark