×
  • Lajme
  • Lajme

    U dënua me 10 vite burg se vrau Klodian Rashën, ish-efektivi i pakënaqur me vendimin

    Insajderi
    05 August 2021 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj i dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha i është drejtuar Gjykatës së Apelit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

    Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi Hajdarajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 10 vite. Ndërsa më herët, organi i akuzës kërkoi që ish efektivi të dënohej me 20 vite heqje lirie.

    Nevaldo Hajdaraj akuzohet se në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit të vitit të shkuar vrau me armën e shërbimit Klodian Rashën, teksa ky i fundit kishte thyer orën policore. Hajdaraj pretendoi se qëlloi ndaj të riut pasi kishte parë një armë në duart e Rashës.

    Por referuar pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, Rasha shfaqej duke vrapuar dhe është qëlluar pas shpine duke gjetur edhe vdekjen. Sipas prokurorisë, Hajdaraj e kishte konstatuar që Rasha nuk kishte armë para se të hapte zjarr drejt tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark