U dënuan që s’ia zbuluan shpenzimet, koha kur Prindon Sadriu kërkonte karburant nga shteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    U dënuan që s’ia zbuluan shpenzimet, koha kur Prindon Sadriu kërkonte karburant nga shteti

    Insajderi
    23 July 2022 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është gjobitur me 13 mijë euro, pasi që ka refuzuar t`i ofroj Gazetës Insajderi faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, që është edhe bashkëshorti i Presidentes së vendit. 

    Insajderi ka kërkuar që t’iu jepej qasje në dokumente publike për të ditur shpenzimet për karburante të diplomatit Sadriu nga shkurti 2019 deri në shkurtin 2022.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, as pas katër muajsh që kur Gazeta Insajderi ka kërkuar qasje në shpenzimet e Prindon Sadriut që paguhen me taksat e qytetarëve, nuk ka lejuar që ato të bëhen publike.

    Nga Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë treguar se MPJ ka refuzuar t’i japë këto shpenzime edhe përkundër paralajmërimeve.

    Por Sadriu përmes një letre që ishte publikuar në media kishte kërkuar në mars të vitit 2020 që t’i mundësohej shfrytëzimi i karburantit përmes procedurave të Ambasadës së Kosovës në Shkup derisa ky i fundit të gjejë banesë për qëndrim në Shkup.

    Nga Ministria e Punëve të Jashtme një kërkesë të tillë e kishin cilësuar si të bazuar meqë procedura për gjetjen e një banese merr kohë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark