“U detyrova ta lë shkollën në klasën e parë – më bullizonin se isha në karrocë”- Rrëfimi i tifozit të flaktë të Trepçës: Thash nëse edhe qitash humbi, unë… - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “U detyrova ta lë shkollën në klasën e parë – më bullizonin se isha në karrocë”- Rrëfimi i tifozit të flaktë të Trepçës: Thash nëse edhe qitash humbi, unë…

    Insajderi
    31 May 2025 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Astrit Hasani, nga qyteti i Mitrovicës, është një shembull i rrallë i forcës dhe vendosmërisë. I lindur me një gjendje të ndërlikuar shëndetësore, ai është përdorues i karrocës. Fatkeqësisht, për shkak të bullizmit të vazhdueshëm, Astriti u detyrua të ndërpriste shkollimin që në klasën e parë.

    Por kjo nuk e ndali kurrë.

    Pavarësisht sfidave, Astriti – tifoz i zjarrtë i klubit basketbollistik Trepça – është kthyer në një frymëzim për të gjithë. Me guxim, zemër të madhe dhe vendosmëri të palëkundur, ai ka sfiduar paragjykimet dhe barrierat që shpesh i vendosen personave me nevoja të veçanta.

    Së fundmi, Astriti ka shënuar një fitore të rëndësishme: ka triumfuar në një proces gjyqësor kundër Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë. Kjo betejë nuk ishte thjesht personale – ajo përfaqëson zërin e të gjithë atyre që nuk u ofrohet mundësia të kenë qasje në hapësirat publike.

    Në vijim mund të ndiqni intervistën e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.

    “E lash shkollën në klasën e parë – më bullizonin se isha në karrocë”- Rrëfimi i tifozit të Trepçës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark