Haxhi Mazreku, dëshmitar në Gjykatën Speciale, është kritikuar për dëshminë e tij kundër ish-krerëve të UÇK’së.
Ish-këshilltari politik, Kushtrim Shkodra, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se janë shpenzuar një miliard euro në një gjykatë që premtoi të hetonte trafikimin e organeve, shkruan Insajderi.
“Ambasada e SHBA-së dhe BE-ja shpenzoi një miliard euro për një gjykatë që premtonte të hetonte trafikimin e organeve. Tani, dëshmitarët në Gjykatën Speciale dëshmojnë për kafshë të humbura dhe “prostituta”. Ështa koha që SHBA (Richard Grenell) t’i japë fund kësaj farse”, ka shkruar ai.
Në videon 17-sekondëshe të ndarë nga Shkodra në platformën ‘X’, dëshmitari Mazreku dëgjohet duke përdorur shprehje adekuate në një krahasim të tij.
The U.S. (@USAmbKosovo) and the EU (@EUKosovo) spend 1 billion euros on a court that promised to investigate organ trafficking. Now, witnesses in @SpecialChambers testify about lost animals and 'prostitutes’. It’s time for the U.S. (@RichardGrenell) to put an END to this farce. pic.twitter.com/vsmuZdJFIo
— Kushtrim Shkodra (@ShkodraKushtrim) October 30, 2024