“U dogjën, ishin duke tejkaluar një veturë kur i shpërtheu goma e Lamborghinit”, dalin detaje tronditëse nga vdekja e Jotas dhe vëllait të tij - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “U dogjën, ishin duke tejkaluar një veturë kur i shpërtheu goma e Lamborghinit”, dalin detaje tronditëse nga vdekja e Jotas dhe vëllait të tij

    Insajderi
    03 July 2025 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja tragjike kanë dalë në pah nga aksidenti i rëndë  në zonën e Zamoras, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria të Spanjës, ku vdiq futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota.

    Shkaku i aksidentit që i mori jetën Diogo Jota dhe vëllait të tij, sipas raportimeve të para ishte një gomë e hedhur në Lamborghini-n e tyre.

    Sipas BBC Sport, Jota dhe vëllai i tij po vozisnin me shpejtësi shumë të madhe, teksa gjatë një manovre parakalimi, njëra nga gomat shpërtheu, duke bërë që Lamborghini të dalë nga rruga.

    Automjeti pasi humbi drejtimin dyshohet se u përmbys teksa shpërtheu dhe në flakë.

    Viktimat nuk kanë mundur të shpëtojnë nga automjeti, ndërsa makina është djegur plotësisht. Identitetet e tyre janë konfirmuar vetëm përmes targës së makinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark