U ekstradua nga Belgjika, lihet në burg kreu i klanit ‘Duka’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U ekstradua nga Belgjika, lihet në burg kreu i klanit ‘Duka’

    Insajderi
    05 August 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Dukën, i ekstraduar tri ditë më parë nga Belgjika.

    Kreu i klanit ‘Duka’, i njohur ndryshe me nofkën “Princi Damian” u arrestua një vit më parë në një provincë të Brukselit, pas një kërkese të autoriteteve shqiptare.

    Leonard Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, për “Vrasje me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Në bashkëpunim me persona të tjerë ai dyshohet si autor i ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri, ish polici Santiago Malko në vitin 2019, vrasjen e Erigers Mihasit dhe planifikimit të atentateve ndaj Ervis Martinajt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark