U ekzekutua sot në pritë, kush është Mond Çekiçi, shoku i Lul Berishës ‘mjeshtri’ i armëve të zjarrit dhe i dyshuar si ‘killeri’ i fundit i bandës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U ekzekutua sot në pritë, kush është Mond Çekiçi, shoku i Lul Berishës ‘mjeshtri’ i armëve të zjarrit dhe i dyshuar si ‘killeri’ i fundit i bandës

    Insajderi
    20 March 2021 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi që shihni në këtë foto është Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Një nofkë që i përshtatej për historinë që qëndronte pas tij si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Por kush është 40-vjeçari?

    Karriera kriminale e Edmond Keçit nuk nisi në shtator, kur ishte edhe hera e fundit që ai u arrestua për mbajtje pa leje të një arme zjarri, por shumë vite më parë kur ai ishte pjesë e bandës së Durrësit, e kryesuar nga Lulzim Berisha. Keçi njihet në Durrës si një nga miqtë më të afërt të grupit deri në shpërbërje.

    Ai është i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në vitin 2009, në muajin maj ai u dënua me burg për armë mbajtje pa leje, me 2 vite heqje lirie. Ndërsa Ministria e Brendshme në vitin 2016 e klasifikonte “Mond Çekiçin si një nga anëtarët e grupit miqësor të Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Bashkim Haxhisë, Julian Meçajt e Plarent Dervishit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark