U eliminuan ofertat më të lira, ngriten dyshime se kryesuesi i komisionit ka bërë presion që "Galanteria" ta fitojë tenderin afro 14 mijë euro për 50 karrige - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    U eliminuan ofertat më të lira, ngriten dyshime se kryesuesi i komisionit ka bërë presion që “Galanteria” ta fitojë tenderin afro 14 mijë euro për 50 karrige

    Insajderi
    21 May 2025 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrës së Kryeministrit i kanë dal probleme me tenderin “Furnizim me karrige për zyre”. Kontratën e kishte fituar një kompani që nuk kishte dhënë ofertën më të lirë. Dyshime janë ngritur për favorizim. Sipas ankesës se dorëzuar në OSHP, Kryesuesi i komisionit të vlerësimit Shkëlzen Ibrahimi, kishte bërë kërkesën për inicimin e procedurës së prokurimit si dhe kishte hartuar specifikacionin teknik dhe në fund bëri edhe vlerësimin e ofertave. Madje, aty thuhet ae Ibrahimi i ka bërë presion edhe anëtarëve të tjerë të komisionit që të rekomandohet “Galanteria sh.p.k“. Por, këto akuza u mohuan nga ZKM.

    Gazeta Insajderi

    ZKM kishte hapur kontratë për “Furnizim me karrige për zyre“. Me 29.04.2025, u shpërblye me kontratë Galanteria sh.p.k“,

    Kontrata ka vlerën 13 mijë e 750 euro.

    Ndërsa, u eliminuan ofertuesit me të lirë. Dy kompani të tjera kishin ofertuar me çmim me të lirë për afro 4 mijë euro më pak se fituesi.

    Sipas dosjes së tenderit me këto para do të blihen 50 karrige.

    Ky tender u pezullua nga ZKM, pas dyshimeve të ngritura.

    Dyshimet për favorizim

    Në Organin Shqyrtues të Prokurimit, janë ngritur akuza për Zyrën se Kryeministrit lidhur me kontratën që parashihte furnizimin me karrige.

    Një nga kompanitë që edhe ofertoi më lirë, u ankua se u eliminuan me qëllim që kontratën ta fitojë Galanteria sh.p.k“.

    “Konsiderojmë që konkluzioni i Autoritetit Kontraktues i paraqitur më lartë është vetëm arsyetim fiktiv me të cilin Autoriteti Kontraktues me rastin e vlerësimit të tenderit, duke parë që i kemi plotësuar të gjitha kërkesat në dosje te tenderit dhe njoftimin për kontratë, si dhe kemi ofruar çmimin e tenderit më të lirë ne mesin e tenderuesve të përgjegjshëm pjesëmarrëse me qëllim që të na diskualifikon neve nga tenderi në fjalë dhe kontratën t’ia jep ndonjë O.E. te paracaktuar, na eliminon neve nga ky tender”, thuhet aty.

    Sipas tyre me këtë tender ZKM, ka bërë favorizim. Aty theksohet se kryesuesi i komisionit të vlerësimit Shkëlzen Ibrahimi, kishte bërë kërkesën për inicimin e procedurës së prokurimit si dhe kishte hartuar specifikacionin teknik dhe bëri edhe vlerësimin e ofertave.

    Madje, ai akuzohet se ka bërë presion edhe tek anëtarët e tjerë.

    “Nga qasja ne dokumente te tenderit kemi konstatuar që kryesuesi i komisionit te vlerësimit Shkelzen Ibrahimi kishte bërë kërkesën për inicimin e procedurës se prokurimit si dhe kishte hartuar specifikacionin teknik duke ia përshtatur ato Operatorit Ekonomik te rekomanduar dhe gjithashtu ka marrë pjesë edhe në vlerësim gjë e cila është e ndaluar me Rr. Nr.001/2022PP të ndryshuar me Rr. 001/2024. Andaj ky anëtar i komisionit ka shkelur deklaratën nën betim e si pasojë ka bërë edhe shkelje te dispozitave të lartcekur. Gjithashtu si Drejtor i Administratës se ZKM-; ka ushtruar ndikim në anëtarët tjerë të komisionit duke i detyruar që të paraqesin një gjendje faktike të ndryshme nga ajo reale”, thuhet ndër të tjerash.

    Tutje, në shkresë thuhet se kompania e shpërblyer me tender nuk përmbush kriteret e kërkuara.

    Prandaj, dhe kanë kërkuar nga OSHP që të caktojë një komision të pavarur që të inspektojë mostrat e dorëzuara.

    “Zyra e Prokurimit ka shkelur nenin 39.11 te Rr. Nr. 001/2022 pp t6 ndryshuar me Rr. A01D024, sepse nuk është dashur të pajtohet me komisionin e vlerësimit por, te asistoj dhe nëse është nevoja edhe te ndryshoj komisionin e vlerësimit dhe te respektohen ne terësi dispozitat ligjore te LPP-së Duke pasur parasysh që AK me rastin e vlerësimit të mostrave nuk ka caktuar një komision të pavarur për inspektimin e mostrave sikur është kërkuar në Rregullore. Kërkojmë nga OSHP qe rastin e shqyrtimit tie ankesë te caktoj një ekspert teknik profesional për inspektimin e mostrave, në mënyrë që të dëshmohet qe mostra e dorëzuar nga ana jonë është në përputhje me specifikat e kritikuara nga AK ndërsa mostra e O.E. të rekomanduar nuk i ka plotësuar specifikat teknike e kërkuara”.

    Në anën tjetër, Zyra e Kryeministrit pas ankesës në OSHP, me 05.05.2025 ka pezulluar tenderin.

    “Pezullohet aktiviteti i prokurimit “me numër të referencës ZK 104-25-2478-1-2-1 “Furnizim me karrige për zyrë” -Ritenderim pas parashtrimit të kërkesës për rishqyrtim të vendimit të Autoritetit Kontraktues nga ana e Operatorit Ekonomik ” Mobelland”, thuhet në vendim. /Insajderi.org/

    Pas publikimit të këtij shkrimi ZKM ka dhënë përgjigje:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark