Një 18 vjeçar në Turqi, i veshur me helmetë, maskë dhe jelek antiplumb, goditi me thikë pesë persona në një kafene përballë një xhamie në Eskishehir të Turqisë.
I riu, që dyshohet se ishte frymëzuar nga një video lojë, transmetoi pamjen drejtpërdrejt në X përpara se të kapej nga policia.
“Sulmuesi ishte i veshur si një person në një lojë, i veshur me një jelek antiplumb dhe një helmetë, fytyrën e maskuar”, raportuan mediat.
Pesë personat e plagosur u shtruan në spital dhe dy prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmuesi mbante gjithashtu një sëpatë, por nuk duket se e kishte përdorur atë.